E Premte, datë 1 prill 2022, ora 18:00
Pranvera vjen me të ftuarin e radhës në Art-Talk “PËRBALLË PUBLIKUT”, ai është Fatmir Juka Drejtor i Galerisë së Arteve Pamore Shkodër, i cili nën moderimin e Ph.D. Oltsen Gripshi do të na përfshijnë brenda një hapësire ndjesore, ku përparësia e një artisti bashkëkohor është të jetë “Midis identitetit në art apo artit si një mundësi për identitet.”
Fatmir Juka është pjesë e brezit të artistëve të rinj të artit bashkëkohor shqiptar. Pas përfundimit të studimeve të larta në Akademinë e Arteve të Bukura, për pikturë në Tiranë, ai evidentohet si kurator i mjaft ekspozitave të artistëve të ndryshëm; bashkë-kurator dhe konceptues interieresh, bashkë-themelues i revistave të artit si dhe lektor i jashtëm në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Fatmir Juka ka qenë drejtor i Muzeut Historik të Shkodrës dhe prej vitit 2018 është drejtor i Galerisë së Arteve Pamore Shkodër.