MuZEH LaB hap thirrjen për krijimin e klubit: “Dashamirësit e Muzeve dhe Koleksioneve”.
Thirrja i drejtohet dashamirësve, profesionistëve, njohësve, studentëve e të apasionuarve pas muzeve dhe
koleksioneve, vendase dhe të huaja.
MuZEH LaB kërkon të ngrejë kulturën e debatit mbi tema të ndryshme që lidhen me muzetë dhe
koleksionet, dhe gjithkush që ndjen dëshirën dhe interesin të japë kontributin e tij, është i mirëpritur!
Bashkëpuntorët/ të interesuarit do të jenë komunitet aktiv në veprimtaritë, diskutimet, programet apo
inisiativat që do të mbahen në qendrën tonë.
Kush mund të bashkohet me ne? Të gjithë
Ju mund të na shkruani në emailin: muzehlab@gmail.com, ose të na bëni like, ndiqni dhe shkruani në
kanalet tona Facebook: Muzeh Lab dhe Instagram: muzehlab