“KOHA”
Ekspozitë vetjake e artistit bashkëkohor Oltsen Gripshi
3 Prill – 3 Maj 2021
“Herë-herë, koha duket se nuk kalon, është si një dallëndyshe që bën folenë nën qepalla, del e futet, vjen e shkon, por gjithnjë nën sytë tanë.”
- Saramago.
“Koha” ky nocion abstrakt! Kush është individi përballë saj? Ne lemë gjurmët tona në kohë, e ndërkaq ajo përballet me sfidat, ndryshimet e të ardhmen që nuk na e thotë.
Instalacioni “KOHA” i artistit bashkëkohor Oltsen Gripshi, në vetvete kërkon të përfshijë brenda saj aktivizimin me komunitetin, duke krijuar një dialog e reflektim rreth KOHËS së shkuar, në bashkëkohësinë që jetojmë dhe thurjes së saj në të ardhmen. Artisti nëpërmjet këtij instalacioni monumental kërkon të ngërthej KOHËN si ndjesi brenda qenies njerëzore, si përjetim i vegimeve vetmitare, si substancë molekulare që përbën kozmosin, si hapësirë pa vëllim, si hapësirë mendore shumëngjyrëshe, duke e muzealizuar atë brenda një hapësire muzeore. Natyrshëm lind pyetja a mund ta muzealizojmë KOHËN? A është KOHA materie e prekshme ku lundron gjurma njerëzore apo është thjeshtë një perceptim konceptual i artistit Gripshi? Ne jetojmë me KOHËN brenda apo jasht saj PAKOHË? Çfarë ngjyre ka KOHA? Çfarë përmase ka ajo? Çfarë moshe? A ndikon KOHA në formësimin tonë si materie fiziologjike? Mos ndoshta KOHA frymon me grimcat e frymëmarrjes tonë? Të gjitha këto dilema pikëpyetje artisti i konkretizon përmes simbolikës së orës, e cila shpërfaqet si semiotikë e vetë KOHËS […].
Për artistin Oltsen Gripshi KOHA është një “krijesë” e pavdekshme, e cila jeton in aeternum, ku nuk ka as lindje dhe as vdekje! Oltsen Gripshi përmes këtij instalacioni konceptual thellohet në hulumtimin e hartës së KOHËS si përmasë jetësore, ku përpos orëve ai bën bashkë retë fluturuese, si edhe fjalët; E SHKUARA, E TASHMJA, E ARDHMJA si kode konceptuale për të përshkruar estetikën e KOHËS apo KOHËN si estetikë, ku shqetesimet sociale bëhen pjesë përbërëse e saj bashkë me sundukun 100 vjeçar të trashëgimisë familjare të gjyshes së tij, i cili mbart në brendësi peshën e KOHËS si rrëfenjë e një kujtimi eremit!
Orët në këtë instalacion artistik nuk janë thjesht disa sende të varura jashtë funksionit të çfarëdo stili, ngjyre, materiali dhe epoke, pra të mpira pashpirt, por ato mbartin historinë e rrugëtimit jetësor të secilit prej atyre që kanë dhuruar një të tillë, duke lënë gjurmë mbi rripin e orës me emër mbiemër. Një zgjedhje e artistit Oltsen Gripshi, që vepra të mos mbetet e shkëputur nga publiku, përkundrazi vetë publiku të bëhet pjesë përbërëse e saj me rrahjet e tik-takut ku ora mbështetet, duke mishëruar njëherazi alkiminë e ekzistencës së KOHËS.
Ekspozita instalacion organizohet nga MuZEH Lab hapësira më e re artit bashkëkohor, e promovimit të trashëgimisë kulturore, e rrahjes së mendimeve rreth librit dhe ekspozimit të objekteve të ndryshme të sjellë nga vetë komuniteti në Durrës në bashkëpunim me Teatrin “Aleksandër Moisiu”.
Kuruar nga:
Dr. DORINA XHERAJ SUBASHI
Themeluese e MuZEH Lab
Përurimi: Përurimi i ekspozitës u bë më datë 03 prill 2021, ora. 17:00 në MuZEH Lab, ku fjalën përshëndetëse e mbajti kuratorja e ekspozitës znj. Dorina Xheraj Subashi. Prania e publikut ishte e gjerë, duke respektuar me rreptësi protokollin kundër pandemisë COVID-19. Gjatë mbrëmjes së hapjes së ekspozitës ishin shumë personalitet të artit pamor dhe kulturës shqiptare, media të ndryshme vizive dh të shtypit të shkruar.
Aktivitete edukuese përmes ekspozitës: Gjatë qendrimit hapur të ekspozitës “KOHA” u organizuan dy aktivitete Artist Talk me temë “Fuqia e rrëfimit”, përkatësisht më 21 dhe 29 prill 2021. Takime të cilat kishin për qëllimin të sillnin më pranë publikut jo vetëm veprën artistike si estetikë dhe si qasje filozofike të artistit, por dhe rrëfimin e tij ndërpersonal përballë publikut, ku secili shtronte një pyetje, merrte një përgjigje si një mënyrë për të depërtuar brenda qenies së kohës, se çfarë personifikon ajo për atë? Çfarë ngjyre ka koha për artistin? Si e percepton dhe e koncepton ai kohën? A është koha materie fiziologjike për secilin prej nesh?! “Fuqia e Rrëfimit” kërkonte të shpërfaqte rrëfimin e artistit si pjesë e një rrëfimi të përbashkët për kohën e shkuar, të tashmen dhe të ardhmen si përbërës thelbësor të vetë ekzistencës së jetës, të parë në shumë përmasa këtej dhe andej të dukshmes fizike aq sa përmes kohës të mund të shkonim përtej në metafizikën e kohës së artistit. Takimet u mbajtën përreth veprës artistike në MuZEH Lab nën moderimin e kuratores Dorina Xheraj Subashi.
Impakti: Ekspozita është përcjellë nga të gjitha mediat audio-vizive dhe shtypi i shkruar kombëtar, duke i dhënë vëmendje qendrore falë kronikave të lajmeve, emisioneve rreth artit in prime time dhe rubrikave speciale si:
EURONEWS ALBANIA HD – Speciale, edicioni i lajmeve, dt. 04 prill 2021, moderatore Eksiola Shehu
DURRËSLAJM.AL – Rubrika kulturë, dt. 03 prill 2021, gazetar Griseld Hoxha
https://durreslajm.al/kultura/nje-udhetim-pas-ne-kohe-inaugurohet-muzeh-lab-ne-durres-video
GAZETA BULEVARD – Rubrika kulturë, dt. 04 prill 2021, gazetare Julia Vrapi
TOP CHANNEL ALBANIA HD – Speciale, edicioni i lajmeve, dt. 05 prill 2021, gazetare Vali Qyrfyçi
https://www.youtube.com/watch?v=oJimLadtuOc
GAZETA SOT – Rubrika kulturë, dt. 05 prill 2021, gazetare Julia Vrapi
GAZETA BULEVARD – Rubrika kulturë, dt. 05 prill 2021, autor Fatmir Minguli
RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR RTSH 1 HD – Mirëmëngjes Shqipëri, dt. 07 prill 2021, gazetarë Oralda Lahe dhe Florian Zyka
https://www.youtube.com/watch?v=3C9BGtQJVi4
A2 CNN – Dita jonë, dt. 08 prill 2021, moderator Aulon Minga, Blendi Salaj
https://a2news.com/video/koha-e-oltsen-gripshit-oret-e-shkuara-e-tashmja-e-ardhmja/
SHQIPTARJA.COM – Rubrika kulturë, dt. 09 prill 2021, gazetare Valeria Dedaj
https://shqiptarja.com/lajm/artisti-oltsen-gripshi-cel-ekspoziten-koha-si-krijese-te-pavdekshme
GAZETA SI – Rubrika kulturë, dt. 10 prill 2021, gazetare Luljeta Nelallari
https://gazetasi.al/koha-e-oltsen-gripshit-gjurmet-tona-ne-te-shkuaren-te-tashmen-dhe-te-ardhmen/
ADRIA NET TV – Speciale, edicioni i lajmeve, dt. 11 prill 2021, gazetar Griseld Hoxha
https://www.youtube.com/watch?v=5BUVtFddUXE
GAZETA LIBERALE – Rubrika kulturë, dt. 12 prill 2021, autor Fatmir Minguli
https://liberale.al/cop%D1%91za-kozmosi-n%D1%91-mu-zeh-lab/
REVISTA BORDO – Rubrika kulturë, dt. 16 prill 2021, gazetare Ilda Lumani
http://bordo.al/2021/04/16/koha-ekspozita-qe-na-fton-te-kundrojme-pavdekshmerine/
SYRI.NET – Kafe shqeto, emision, dt. 21 prill 2021, moderator Flavio Qarri
https://www.syri.net/jete-stil/417877/oltsen-gripshi-flet-per-ekspoziten-e-vecante-me-ermin-koha/
TV KLAN HD – Rudina, emision, dt. 20 prill 2021, moderatore Rudina Magjistari
https://www.youtube.com/watch?v=Jj71OGXS4RE
GAZETA EXLIBRIS – Rubrika kulturë, dt. 03 maj 2021, autor Pol Milo
https://exlibris.al/nje-udhetim-ne-laboratorin-e-kohes-me-oltsen-gripshin-ne-muzeh-lab/
GAZETA LIBERALE – Rubrika kulturë, dt. 03 maj 2021, autor Pol Milo
https://liberale.al/nje-udhetim-ne-laboratorin-e-kohes/
DIBRANET.COM – Rubrika kulturë, dt. 05 prill 2021, autor Vali Qyrfyçi