Periudha e Zbatimit: Prill – Maj 2022
Fondi: 6450 €
Mbështetur nga: I- Portunus Houses 

Së fundmi MuZEH Lab u mbështet dhe mirëpriti programin evropian  I-Portunus Houses, ku në fokus ishte ofrimi i mundësive të bashkëpunimit me profesionistë të fushës së kulturës, kërkimit dhe performancë.

I –Portunus Houses është një projekt pilot në fillesat e tij të parë, ku krenarisht qendra MuZEH Lab pati mundësinë të përfshihej, dhe të mirëpriste në muajin Prill një kërkuese dhe profesoreshë nga Serbia dhe në muajin Maj profesioniste të kulturës nga Bullgaria. Ky projekt bashkëpunimi u zhvillua ndermjet muajit Prill dhe Maj 2022 ku profesionistët e kulturës qëndruan një javë por edhe më shumë në varësi të veçantisë së hulumtimit të tyre ne Durres, Shqiperi. Tema e këtij viti është “Rigjenerimi pas pandemisë:festivalet dhe mekanizmat e autoriteteve publike”

Ky projekt bashkëpunimi u zhvillua mes tre vendeve, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Fokusi i projektit ishte mësimi, rritja e kompetencave dhe zhvillimi profesional mes profesionistëve në sektorin kulturor ndërmjet vendeve. Fokusi ynë është të mësojmë reciprokisht nga përvojat e vendeve tona se çfarë politikash janë marrë për të rimëkëmbur sektorin artistik dhe qendrat kulturore pas pandemisë. Me sfondin tonë dhe shkëmbimin e njohurive, stuhi mendimesh, sondazhe në terren dhe intervista ne ishim në gjendje të mbledhim praktikat që janë marrë dhe të zbusim sektorin kulturor. 

Scroll to top