Periudha e zbatimit: 20 Janar 2022- 30 Maj 2022
Fondi: 1100€
Objektivat:
- Mbledhja e historive sociale
- Frymezim per artistet
- Rritja e njohurive kulturore për zejtarët e artizanatit
Jorgani, objekti simbolik i familjeve shqiptare, por jo vetëm. Dekorim e hijeshi, që krenarisht familja e “ekspozonte” përballë kujtdo që vizitonte banesën. Qepur me dorë, durim e fanatizëm nga artizanët, kjo praktikë gradualisht ka shkuar drejt zbehjes, e tashmë brezat kujtojnë përmes tij nostalgjinë e fëmijërisë e kureshtjen e fëmijës për ta prekur si të ishte një “vepër arti” e familjes së thjeshtë shqiptare.