MuZEH LaB hap thirrjen për krijimin e “Klubit të Artit”
Thirrja i drejtohet artistëve e piktorëve bashkohorë, artistëve digjital, krijuesve të grafisë dhe komikës,
artistëve vizual, të apasionuarve pas fotografisë, poezisë, literaturës dhe dramës.
Ne duam të ngremë kulturën e debatit mbi tema të ndryshme që lidhen me artin, dhe gjithkush që ndjen
dëshirën dhe interesin të japë kontributin e tij, është i mirëpritur!
Kush mund të bashkohet me ne? Të gjithë
Bashkëpuntorët/ të interesuarit do të jenë komunitet aktiv në veprimtaritë, diskutimet, programet apo
inisiativat që do të mbahen në qendrën tonë.
Ju mund të na shkruani në emailin: muzehlab@gmail.com, ose të na bëni like dhe shkruani në kanalet
tona Facebook: Muzeh Lab dhe Instagram: muzehlab