“Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit”
Periudha e zbatimit: Qershor 2022- Qershor 2023
Territori i zbatimit: Durrësi Aktiv
Lideri Projektit: MuZEH Lab
Fondi: 55,220,00 USD
Mbështetur nga: EU4Culture Albania
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju nismën e re për qytetin tonë “Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit”.
Përgjatë një viti, Durrësi Aktiv me MuZEH Lab synojnë të ndërlidhin kujtesën kolektive qytetare me trashëgiminë arkeologjike, për të rigjeneruar monumentet kulturore të qytetit të Durrësit, si dhe të sjellë zhvillim dhe mundësi për rritjen ekonomike të tij.
Aktivitetet do të zhvillohen me mbështetjen e programit EU4Culture Albania
Projekti do të mbështesë artizanët për krijimin e produkteve artizanale në kuadër të krijimit të një shtegu të ri turistik të dyerve të vjetra të Durrësit të shekujve 19-20 që janë pjesë e kujtesës dhe traditave të veçorive inxhinierike, zhvillimeve kulturore apo ndikimeve kulturore në marrëdhëniet e qytetit të Durrësit me botën e jashtme.
Duke qenë se transformimi urban i qytetit ka ndodhur me ritme të shpejta, për rrjedhojë po humbet edhe dëmtimi eventual i kulturës materiale, duke mos lënë asnjë gjurmë të rinovimit të tyre.
Sjellja e tyre në këtë format inovativ shërben për njohjen e tyre më të gjerë publike, angazhimin me qytetarët dhe turistët, të cilat sjellin rigjallërimin e qytetit përmes teknikave artizanale.
Ky shteg i ri do sillet dhe në formatin e hartës digjitale, ku secila derë e vjetër do të ketë një vendndodhje, legjendën, dhe tabelën informative të historisë, fotot e saj dhe të zonës përreth etj.
Ndër të tjera do të organizojmë dhe shumë ngjarje kulturore në monumentet e rindërtuara nga #EU4Culture si një mënyrë kulturore për të krijuar biseda konstruktive me qytetarët, turistët dhe të rinjtë.
https://www.facebook.com/Durresiaktiv/photos/a.1024575067719680/2123163317860844/