MuZEH LaB hap thirrjen për krijimin e klubit: “Miqtë e Trashëgimisë dhe Kulturës”.  
Thirrja i drejtohet njohësve, profesionistëve, ndërmjetësve, praktikuesve e studentëve, që merren me
çështje të trashëgimisë dhe kulturës Kombëtare, Rajonale dhe Evropiane. 
Ne duam të ngremë kulturën e debatit mbi tema të ndryshme që lidhen me trashëgiminë dhe kulturën, dhe
gjithkush që ndjen dëshirën dhe interesin të japë kontributin e tij, është i mirëpritur! 
Kush mund të bashkohet me ne? Të gjithë 
Bashkëpuntorët/ të interesuarit do të jenë komunitet aktiv në veprimtaritë, diskutimet, programet apo
inisiativat që do të mbahen në qendrën tonë. 
Ju mund të na shkruani në emailin: muzehlab@gmail.com, ose të na bëni like, ndiqni dhe shkruani në
kanalet tona Facebook: Muzeh Lab dhe Instagram: muzehlab

Scroll to top