UNE NUK JAM THJESHT NJË DERË!

1-Unë ruaj kujtime, buzëqeshje e jetë që dikur gjallonte brenda! Po origjinën time e di ndokush? Sa të tilla dergjen të lëna në braktisje e të shpërfilluara nga sytë e qytetarëve?
A mund të bëhesh pjesë edhe ti mbrojtës i tyre? Nëse Po, posto një foto të një dere të braktisur bashke me vendodhjen e origjinën e saj dhe ajo do të gjallojë sërish!

2-E braktisur tashmë kush e di se prej kur, familjarët e mi nuk janë më me mua e asgjë s’ka mbetur nga struktura e hijeshia ime!
Dielli djeg materien time e shkronjat janë zverdhur e disa dëmtuar, ama unë qëndroj këtu në qytetin tim Durrës, krenare që nga 1901 pranë asaj që njihet si porta ku shkruhet.
Jani Nushi!

3-“Dashuria nuk lë në harresë!”
OKEDA OSMANI- Një nga fotot fituese të konkursit “Toka, shtëpia jonë e përbashkët”, organizuar në vitin 2015, në Ditën e Tokës, e frymëzuar nga Karta e Tokës. Një grup të rinjsh fotografuan territorin e qytetit të Durrësit. A vazhdon të ekzistojë kjo portë? A ka njeri që e njeh?

4-UNË NUK JAM THJESHT NJË DERË!
Tok-tok, dëgjohet trokitja e derës..
Bujaria-Solidariteti për mikpritjen!

Zbulojmë thesare urbane,
një foto e një dere të harruar a të braktisur 
le ti japim jetë dyerve

5- “Ecur drejt rrugës Egnatia të Durrësit, pluhurosur e mbetur e heshtur përballë kalimtarëve, diku ku dikur njihej si trekëndëshi”.
Sa të tilla dergjen të lëna në braktisje e të shpërfilluara nga sytë e qytetarëve?
A mund të bëhesh pjesë edhe ti mbrojtës i tyre? Nëse Po, posto një foto të një dere të braktisur bashke me vendodhjen e origjinën e saj dhe ajo do të gjallojë sërish!

6- Qiell që më sheh përditë e Diell që më ke harruar..Katrorë të ndarë e të zvenitur, a thua kujtohet vallë njeri për mua??
Sa të tilla dergjen të lëna në braktisje e të shpërfilluara nga sytë e qytetarëve? A mund të bëhesh pjesë edhe ti mbrojtës i tyre?
Nëse Po, posto një foto të një dere të braktisur bashkë me vendodhjen e origjinën e saj dhe ajo do të gjallojë sërish!

Scroll to top