Prej datës 1-4 Tetor, MuZEH Lab mori pjesë në konferencën me tematikë “Rikrijimi i turizmit përmes interpretimit të trashëgimisë” organizuar nga Shoqata Europiane për Interpretimin e Trashëgimisë.
Nën temën “Rikrijimi i turizmit përmes interpretimit të trashëgimisë”, u diskutua dhe u prezantuan raste në Europë por edhe në kontinente të tjera se si bashkimi i interpretimit të trashëgimisë me turizmin e qëndrueshëm kane ofruar mundësi unike përgjatë zinxhirit të shërbimeve turistike si për komunitet ashtu edhe për vizitorët.
Gjatë sesioneve u theksua suksesi i turizmit, si në destinacion ashtu edhe në nivelin e vizitorëve, duke inkurajuar interpretimin e trashëgimisë. Bashkëpunimi më i ngushtë midis turizmit dhe interpretimit të trashëgimisë mund të çojë në qasje të reja nga të cilat veçanërisht komunitetet më të vogla mund të përfitojnë.
Konferenca synoi të ndajë dhe shkëmbejë teorinë dhe praktikën e qasjeve interpretuese në zhvillimin e turizmit dhe të rimendojë rolin që interpretimi i trashëgimisë luan në turizëm dhe në zhvillimin e komunitetit në destinacionet turistike.
Scroll to top