OLTSEN GRIPSHI është artist, fotograf, eseist, kurator i artit bashkëkohor, historian dhe kritik arti. Pasi studioi në liceun artistik “Jan Kukuzeli” të Durrësit për pikturë, ai vazhdoi studimet e larta po për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura G. B. Cignaroli të Veronës, ku dhe diplomohet me rezultate të shkëlqyera në vitin 2006.
2009 Mbrojti titullin Master Profesional Post Lauream në “Estetikë dhe kritikë arti për pedagogji të leximit të ikonave”, pranë Fakultetit të Shkencave të Formimit në Universitetin shtetëror të Padovës në Itali, ku diplomohet me vlerësimin shkëlqyer.
2012 Përfundon me rezultate të shkëlqyera Shkollën e Spezializimit-Master Shkencor të nivelit të dytë (Laurea Doctus) në “Historinë e artit bashkëkohor dhe disiplinat e spektaklit”, pranë Akademisë së Arteve të Bukura G. B. Cignaroli të Veronës, Itali.
2017 Mbron gradën më të lart shkencore Doktor i Shkencave (Philosophiae Doctor) në “Historinë e artit shqiptar” me vlerësimin shumë mirë, në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve për Artin, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) Tiranë.
2016 – Anëtar i bordit artistik të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor “ONUFRI XXII”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.
2019 Në vazhdim specialist për arsimin, artin dhe kulturën (muzeumet, trashëgimin kulturore dhe parqet arkeologjike) në Prefekturën e Qarkut Durrës.
2019 Në vazhdim lektor i lëndëve: Historia e Artit Antiko-Mesjetar dhe Arkeologjia, Historia e Ekonomisë Shqiptare, Departamenti Menaxhim Turizëm Arkeologji, në Fakultetit e Biznesit, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Shqipëri.
Gjithashtu Ph.D. GRIPSHI është autor i dhjetra studimeve dhe konferencave shkencore ndërkombëtare në fushën e historisë së artit, trashëgimisë kulturore dhe pedagogjisë. Ai është historian i artit në ICOM (International Council of Museums) Paris, Francë, kritik arti në Aica (International Association of Art Critics) Paris, Francë, kërkues profesional në Interpret Europe (European Association for Cultural Heritage Interpretation) Këln, Gjermani dhe anëtar i bordit shkencor i Akademisë së Artit, Shkencës, Letrave dhe Revistës “Midita”.
Qasja e tij filozofike-artistike është ajo e gjuhës surreale-konceptuale, duke e konkretizuar atë me mediume të ndryshme si: pikturë në kanavacë, video art, instalacion dhe fotografi. Në vitin 2010, karriera e Gripshit pasurohet me futjen e emrit të tij në Enciklopedinë Italiane të Artit. Ai ka hapur disa ekspozita vetjake si: Galeria Kombëtare e Arteve të Shqipërisë (2016), Qendra për Hapjen dhe Dialog (COD) Kryeministria e Shqipërisë (2017 ), Teatri Kombëtar Shqiptar (2020), Pavijoni në Ministrinë e Kulturës (2021), si dhe në ekspozita të përbashkëta si: Çmimi i Fotografisë Bashkëkohore PH Neutro Gallery, Verona (2010), Beinnale Internazionale dell’Arte Contemporanea di Palermo (2012), Onufri XI International Prize (2015), Koleksioni Ndërkombëtar Imago Mundi (2016), Museo Casa del Mantegna Mantova (2018), Canova Prize Pop Up Space Gallery, New York (2018), Tirana International Self-Portrait Biennale (2019), Asian International Biennale of Bangladesh (2021) , Tirana International Watercolor Biennale (2021).
OLTSEN GRIPSHI, was born in Durrës on August 10th, 1984. He is an artist, photographer, essayist, curator of contemporary art, historian and art critic. After high school graduation in the Artistic Lyceum “Jan Kukuzeli” of Durrës he continued his studies at the painting of Fine Arts Academy G. B. Cignaroli of Verona, Italy where he is excellently graduated in 2006. In 2009, he mastered the Master Degree Post Lauream in the “Aesthetic and Art Critique for Pedagogy in Iconography Reading”, at the Faculty of Educational Sciences at State University of Padua, Italy. In 2012, the II Degree in Specialisation School (Laurea Doctus) in the “Contemporary Art History and Show Disciplines”, at the Academy of Fine Arts G. B. Cignaroli of Verona, Italy. In 2017 Ph. D. (Philosophiae Doctor) he is very well graduated in the “History of Albanian Art”, at the Institute of Cultural Anthropology Studies on Art at the Academy of Albanological Studies (ASA) Tirana, Albania.
From 2009-2010 he has worked at State Library of Verona in the archive and restoration of the antique books as well as categorization of literary fund of “Giuseppe Tucato”. He is an External Lecturer of History of Art and Archeology, History of the Albanian Economy at the “Aleksander Moisiu” University, Durrës and Specialist for Education, Art and Culture (Museums, Cultural Heritage and Archaeological Parks) in the Prefecture of Durrës Region. His artistic philosophical approach is that surreal-conceptual language, applying it with various medias such: painting on canvas, video art, installation and photography. In 2010, Gripshi’s career begins with the introduction of his name in the Italian Encyclopaedia of Art, for later enriching it with personal exhibition at National Gallery of Art of Albania (2016), Center for Openness and Dialogue COD Prime Minister’s Office of Albania (2017), Albanian National Theater (2020), Pavilion in the Ministry of Culture (2021), in collective exhibitions at Contemporary Photography Prize PH Neutro Gallery Verona (2010), Beinnale Internazionale dell’Arte Contemporanea di Palermo (2012), Onufri XI International Prize (2015), Imago Mundi Collection (2016), Museo Casa del Mantegna Mantova (2018), Canova Prize Pop Up Space Gallery New York (2018), Tirana International Self-Portrait Biennale (2019), Asian International Biennale of Bangladesh (2021), Tirana International Watercolor Biennale (2021), competitions and various international events, international prizes and acknowledgments.
Oltsen Gripshi is the author of many monographs on the history and philosophy of art. He is also a Art Historian of ICOM (International Council of Museums) Paris, France, Art Critic on Aica (International Association of Art Critics) Paris, France, professional researcher Interpret Europe (European Association for Cultural Heritage Interpretation) Cologne, Germany and member of the Scientific Board of the Academy of Art, Science, Letters and Mirdita Journal.