Projekti Tapeti i lëvizshëm
Periudha e Zbatimit: Korrik – Dhjetor 2021
Fondi: 2000€
Mbeshtetur nga Goethe- Zentrum Tirana
“Tapeti i lëvizshëm” synon të ruajë në mënyrë vizuale tre mozaikë të rëndësishëm të Durrësit të lashtë
(Dyrrachium), dy prej tyre të humbur dhe të paarritshëm dhe tjetri i hequr nga vendi i origjinës dhe i
ekspozuar në Muzeun Historik Kombetar në Tiranë.
Siç tregon historia, Dyrrachium ka një histori të gjatë arkeologjike dhe qytetërimi që nga themelimi i tij
në 627 p.e.s. Përmes shekujve qyteti ka shfaqur qasje, ndryshime dhe zhvillime të ndryshme kulturore,
por me kalimin e shekujve nga kolonia e Korintit në pushtimin e Perandorisë Romake, periudha
bizantine dhe osmane, qyteti ka treguar një përvojë të gjallë jetese, mësimi dhe rezistencë. Me ndikimet
e ndryshme e kulturave të ndryshme, banorët vendas kanë shkëmbyer dhe mësuar teknika të vjetra dhe
të reja të dekorimit të banesave, dyshemeve dhe prodhimit qeramik, të cilat janë shfaqur gjatë
gërmimeve të vazhdueshme arkeologjike.
Mozaikët që ky projekt iu referua janë Mozaiku i Meandrit, Mozaiku i Orfeit dhe Bukuroshja e Durrësit.
Ne ishim të vetëdijshëm se shumë qytetarë të Durrësit nuk dinë dhe kanë njohuri për këto mozaikë,
vendndodhjen e tyre dhe nëse ato kanë ekzistuar ndonjëherë, pasi ky informacion është më shumë i
njohur nga akademikët, profesorët e arkeologjisë dhe operatorët dhe menaxhuesit kulturorë, ndaj në
këtë kuptim ishim përballë pabarazisë së njohurive dhe rrjedhimisht mosvlerësimit për trashëgiminë e
përbashkët kulturore.
Qëllimi i këtij projekti konsistoi në krijimin e një loje mozaikësh dhe shesh lojërash. Nëpërmjet një loje
ku ndërthuret arkeologjia, dhe sidomos teknika e krijimit të mozaikëve, ne deshëm t’i vendosim
qytetarët në një pjesë të historisë ku fotografia nuk ekzistonte, duke iu dhënë mundësinë e admirimit,
shtimit të njohurive mbi arkeologjinë dhe përfshirjes në hapësira alternative qytetase ku arti antic merr
jetë. Nëpërmjet kësaj loje ne synuam ti afronim qytetarët, por më së shumti fëmijët me trashëgiminë,
artet, zanatet antike, përmes metodave të të mësuarit joformal, angazhimit, gjithëpërfshirjes, argëtimit
dhe njohurive për mozaikët dhe të ofronim reflektim mbi vlerat që moziakët ofrojnë veçanërisht për ata
që nuk janë të aksesueshëm.
Objektivi ynë ishte rikthimi tek të rriturit lidhjen emocionale me fëmijërinë e tyre, ku loja shndërrohet në
një aktivitet kryesor i shëndetshëm i përditshmërisë, ndërsa fëmijëve ti ofronim alternativën e të
mësuarit përmes lojës.
Loja e “Tapetit të Lëvizshëm” është konceptuar si një aktivitet i lëvizshëm (dhe lojë puzzle) në vende të
ndryshme duke përdorur disa metodologji për arritjen e vlerësimit, njohurive historike dhe rëndësisë së
tij dekorative.
Në total edhe falë bashkëpunimit me shkollën jo-publike Mihal Ekonomi, Durrës si edhe me angazhimin
e disa vullnetareve, u arrit realizimi tij edhe në mjedise shkolle, ndërsa matshmëria e këtij projekti është
realizuar me rreth 100 fëmijë, duke kapërcyer pritshmërinë tonë fillestare. Ky projekt u mbështet nga
Goethe-Zentrum, Tirana.
Nga ana tjetër shpërndarja e këtij projekti është përhapur edhe tek partnerë të tjerë evropian të MuZEH
Lab siç është organizata evropiane Interpret Europe, e cila me datë 21.12.2021 publikoi në newsletter të
saj edhe realizimin e këtij projekti duke i dhënë vizibilitet dhe audiencë ndërkombëtare duke përhapur
kështu suksesin e këtij projekti që përfshin edukimin mbi arkeologjinë në mënyrë informale, lojën
tradicionale si element argëtimi dhe interpretimin si koncept risi mbi trashëgiminë
Materiali i tyre mund të lexohet në:
https://interpret-europe.net/news/2021/7511/