E hënë, 26 korrik 2021

Dëshironi të mësoni mbi turizmin me bazë natyrën?

Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) do të zhvillojë më datë 26 Korrik 2021, në orën 16:00 – 18:00, webinar-in me temë “Turizmi me bazë natyrën, interpretimi dhe promovimi i zonave të mbrojtura”.

Ky event do të bashkojë profesionistë vendas e të huaj në një diskutim mbi konceptet kryesore të interpretimit të natyrës, duke i shërbyer promovimit të zonave të mbrojtura si një potencial i jashtëzakonshëm për nxitjen e turizmit e qëndrueshëm.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet aktivitetit të kundrimit të shpendëve, që gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një alternativë të qëndrueshme turizmi në zona me diversitet të lartë biologjik.

Pjesëmarrja në këtë event është e hapur për këdo që ka dëshirë të mësojë më tepër mbi tematikën në fjalë.

Gjeni më poshtë linkun e regjistrimit në google form:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfA1myXdSfAPyxlNq1ddoAL6FisM7kBJx4B6F2fX9Xpamz-Ig/viewform?usp=sf_link

Shihemi ditën e hënë!

———-

Do you want to learn about nature-based tourism?

We are happy to launch the webinar “Nature-based tourism, interpretation and promotion of protected areas”, which will be carried out on the 26th of July, 16:00 – 18:00 CET.

This event will gather renowned national and international experts to discuss the main concepts and principles of nature interpretation, while promoting sustainable tourism in the protected areas of Albania.

A special focus will be attributed to birdwatching, which soon will constitute a preferred tourism activity in areas with high biodiversity values.

The participation in the event is open to anyone who wants to learn about this exciting topic.

Here you can find the registration form:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfA1myXdSfAPyxlNq1ddoAL6FisM7kBJx4B6F2fX9Xpamz-Ig/viewform?usp=sf_link

See you there!

Scroll to top